14:51 / E Martë, 17 Maj 2022 / A. M.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq nesër e viziton Kosovën

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), do të vijë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përmes një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës thuhet se Osmani do ta  pret për vizitë zyrtare presidentin Milo Gjukanoviq duke filluar nga ora 10:00.

“Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë”, shkruan në njoftim. 

Ndryshe, pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Gjukanoviq do të mbajnë konferencë për media.