75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

Presidenti i Maltës krahas Vjosa Osmanit në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidenti i Republikës së Maltës, George Vella do t’i bashkohet edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ky forum është iniciativë e Presidentes Vjosa Osmani.

Nën temën “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, ky forum ndërkombëtar ka për qëllim të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e kësaj agjende 22 vite pas miratimit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar potencialin e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtësore në procese të paqes dhe sigurisë.