75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / Gj. Sh

Presidenti i Napolit takohet me Kvaratskhelian në Gjermani

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis gjatë ditës së sotme është takuar me Khvicha Kvaratskhelia dhe agjentin e tij.

Sipas Fabrizio Romanos, takimi ka ndodhur në Gjermani, aty ku sulmuesi gjeorgjian është aktualisht duke luajtur në Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline.

Mesazhi i tij është i qartë, pasi klubi i Napolit nuk dëshiron largimin e Kvaratshkelias gjatë verës.

Menjëherë pas përfundimit të Euros, Napoli do ti bëjë 23-vjeçarit ofertë për rinovimin e kontratës.

Khvicha ka kontratë me Napolitanët deri në vitin 2027, por raportohet se klubi dëshiron të zgjasë edhe për një vit dhe rritje të madhe të pagës.

Trajneri Antonio Conte ka bësim te Kvaratshkelia dhe e dëshiron në skuadër për sezonin e ri.

Sulmuesi gjeorgjian sezonin e fundit shënoi 11 gola dhe regjistroi gjashtë asistime./IndeksOnline/