17:41 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / L K

Presidenti i Palestines dënon vrasjen e civilëve ‘nga të dyja palët’

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dënoi dhunën kundër civilëve pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit dhe goditjeve të vazhdueshme të Rripit të Gazës nga forcat izraelite.

“Ne e kundërshtojmë vrasjen e civilëve ose keqtrajtimin e tyre nga të dyja palët sepse është kundër moralit, fesë dhe ligjit ndërkombëtar,” tha Abbas gjatë një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, sipas Autoritetit Palestinez.

“Ne e dënojmë dhunën dhe këmbëngulim për legjitimitetin ndërkombëtar, rezistencën paqësore popullore dhe veprimin politik si një mënyrë për të arritur qëllimet tona kombëtare”, shtoi ai.