20:56 / E Premte, 10 Korrik 2020

Presidenti i Prishtinës: Eroll Salihu më tha se ajo që ngjau në Gjilan ishte një krim

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se vetë sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i kishte thënë atij se ajo që ndodhi në Gjilan ishte krim, por se s’ka çfarë të bëjë i vetëm e i mbështetur për muri.

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje të tensionuar, një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq.

Skuadra e Armend Dallkut lëshoi pikë të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, në një garë të paparë në futbollin kosovar, duke e regjistruar humbjen e parë që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus.

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’u kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, duke e detyruar policinë të ndërhyjë me sprej.

Përderisa dje reaguan Komisionet e FFK-së me deklarata zyrtare, Ejupi thotë t’ia ketë pranuar vetë Eroll Salihu se ngjarjet në Gjilan ishin “krim”.

“Natyrisht që kemi pasur kontakt me Federatën pas ndeshjes. Kam folur me vetë sekretarin e Federatës dhe ai më tha: “Ky është krim” dhe ma thotë këtë vetë sekretari i Federatës”, tha Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Sekretari është një djalë i mirë, një sportist, një ish-lojtar i futbollit shumë i mirë, por është një meskin dhe një meskin e ka të pamundur të veprojë. Ai më tha se është i mbështetur për muri dhe nuk mund të veprojë kundër krejtve aty që të bëjë diçka”. “Më vjen keq edhe për këtë, por duhet të merren masa. Duhet të ketë ndryshime”.

Mos i humb