75 Mall Live Search
19:44 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Prishtinës Remzi Ejupi konfirmon ndarjen me trajnerin Mirel Josa

FC Prishtina dhe trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa i kanë ndarë rrugët.

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi e ka konfirmuar lajmin.

“Jemi ndarë si gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi ndarë si miq me Mirel Josën. Prishtina nuk është klub që i ndërron shpesh trajnerët, por punon me projekte. Mirëpo, ndonjëherë rezultatet nuk shkojnë andaj zgjodhëm që ta ndërprejmë bashkëpunimin”, ka thënë i pari i Prishtinës, Remzi Ejupi për Zërin.

Josa në dy sezonet te Prishtina ishte afër titullit, por atë nuk arriti ta bënte duke dështuar dy herë në xhirot e fundit.

Në sezonin e ri, ai nisi dobët me bardhekaltrit. Prishtina barazoi në xhiron e parë me Flamurtarin, e më pas u mund nga Feronikeli.