Presidenti i PSG-së hedh poshtë largimin e Enriques

Trajneri spanjoll, Luis Enrique kishte qenë i lidhur me një largim nga PSG-ja.
Mirëpo kjo gjë është hedhur poshtë nga presidenti i skuadrës, Nasser Al-Khelaifi i cili ka mohuar largimin e tij.
“Luis Enrique do të qëndrojë me ne. Ne po ndërtojmë një projekt afatgjatë me të, ai e di këtë. Ai është një trajner shumë i mirë… Ne kemi trajnerin më të mirë në botë”, deklaroi Al-Khelaifi para kamerave televizive.
👉 Al-Khelaifi sepulta los rumores sobre la salida de Luis Enrique del PSG
— MARCA (@marca) December 11, 2024
🗣️ “Se queda, es el mejor entrenador del mundo” https://t.co/X0NmxENeaa
Khelaifi, madje ka folur edhe për fitoren ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve.
“Kjo ndeshje u jep shpresë të gjithëve. Në futboll nëse nuk shënon është e vështirë. Por unë kam qenë gjithmonë i sigurt.
Dy ndeshjet e fundit ndaj Manchester Cityt dhe Stuttgartit janë finale të gjithë e dinë këtë”, u shpreh Al-Khelaifi./IndeksOnline/