19:26 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti i PSG-së ka qenë sportist profesionist (Foto)

Nasser Al-Khelaifi edhe pse është pronar i një klubi të madh futbolli si PSG, tenisi është sporti i tij i preferuar.

Miliarderi nga Katari ka qenë tenist profesionist, ku ka zhvilluar ndeshje edhe në Grand Slame.

Karriera e tij ka filluar në vitin 1992 dhe ka përfunduar në vitin 2002, ndërsa renditjen më të lartë e ka arritur në vitin 2002, si i 995 në botë.

Gjithashtu, Al-Khalaifi është president i Federatës së Tenisit në Katar si dhe zëvendës president i Federatës aziatike të Tenisit. /IndeksOnline/