16:16 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Real Madridit e dëshiron Xabi Alonson në vend të Zidanit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po dëshiron që Xabi Alonso të zëvendësoje Zidanin te Reali.

Mundo Deportivo ka raportuar se Perez po e dëshiron ish mesfushorin, 37 vjeçar te Real Madridi, transmeton Indeksonline.

Raportimet thonë që Perez u ka thënë të afërmve të tij se klubi bëri një gabim duke e lënë Alonson, i cili po stërviste ekipet e të rinjve, të largohej për në Real Sociedad.

Alonso shkoi te Soceidadi si trajner i ekipit të tyre B, i njohur si Sanse, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare në qershor.

Perez megjithëse dëshiron që ai të kthehet duke besuar se Alonso do të sjellë “karakter” dhe më shumë “taktika” te Reali.

Sezoni i Zidane ka filluar dobët dhe humbja 3-0 në Ligën e Kampionëve kundër PSG, ka bërë që të përfolet se ai do të largohet nga klubi spanjoll./Indeksonline/.