Presidenti i Romës: E papranueshme, VAR duhet patjetër në Champions!
Pas ndeshjës mes Romës dhe Liverpool, që vlente për finalen e Ligës së Kampionëve, ka reaguar edhe presidenti i AS Roma, James Pallota.
Kjo është deklarata e plotë e Pallotas pas ndeshjës:
“Para së gjithash dua të përgëzoj Liverpoolin për kalimin ne finale. Së dyti, është e qartë për të gjithë se VAR është absolutisht i domosdoshëm në Ligën e Kampionëve. Ajo që kemi parë është absolutisht e papranueshme. Ju i keni parë të gjitha pamjet, ata i kanë vënë re të gjithë, përveç zyrtarëve në terren. Referohem për episodin ndaj Dzekos, i cili nuk ishte pozicion jashte loje dhe prekjes me dore shumë të pastër në ne gjuajtjen e El Shaarawyt. Ndër të tjera gjuajtja e El Shaaraëyt ishte devijim i topit me dore qe po shkonte ne rrjete, qe do te thote karton i kuq per mbrojtesin kundershtar dhe kishim per te luajtur edhe 30 minuta në epërsi numerike. E kuptoj që është e vështirë të arbitrohet, por nuk është e mundur të vazhdosh pa ndihmën e VAR. Liverpooli është një ekip i madh dhe tani ata do të kenë mundësinë të luajnë ne finale, por është absolutisht e domosdoshme të përdoret VAR, përndryshe rrezikon te kthehet futbolli në tallje”. /IndeksOnline/