75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Sampdorias do t’i presë flokët si ky lojtarë nëse nesër e mposhtin Juventusin

Sampdoria nesër udhëton drejt Torinos për t’u ndeshur me kampionët e Italisë.

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është i njohur për gjestet dhe deklaratat e tij bombastike.

Një ditë para ndeshjes ndaj Juventusit, Ferrero ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe jo vetëm me ato çfarë ka deklaruar.

“Kam flokë të gjatë, i kam mbajtur gjithmonë kështu, por nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i pres të gjitha, do t’i bëj si Nainggolan”, theksoi ai.

Kujtojmë se Juve nuk njeh humbje në 18 ndeshjet e para të këtij kampionati, ku ka 16 fitore dhe dy barazime.