22:54 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Presidenti i Senatit Zviceran ia konfirmon Osmanit: Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën

U.d Presidentja, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet zyrtare në Zvicër, ku është takuar me Presidentin e Senatit Zviceran, Alex Kuprecht, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se u rikonfirmua raporti i shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës e Zvicrës, dhe u potencua fakti se në këtë drejtim ka kontribuar dukshëm edhe diaspora jonë e jashtëzakonshme.

May be an image of one or more people, people standing and suit

Osmani mori konfirmim nga Kuprecht se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve zyrtare në Zvicër, pata kënaqësinë të takohem me z. Alex Kuprecht, President i Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve).

Përveç se u rikonfirmua raporti i shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës e Zvicrës, u potencua fakti se në këtë drejtim ka kontribuar dukshëm edhe diaspora jonë e jashtëzakonshme.

May be an image of one or more people, people standing and suit

Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, si bazë për konsolidimin e shtetndërtimit, por edhe funksionimit të suksesshëm të shtetit. Konstatuam se një punë serioze në këtë drejtim, përveç se ndikon në përmirësimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës, është edhe mesazh i suksesit ndaj miqve e aleatëve tanë.

z. Kuprecht konfirmoi se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën, gjersa diskutuam për mundësitë që ekzistojnë drejt tërheqjes së investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë. Takimet e sotme shënojnë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave.

May be an image of 2 people and people standing