“Presidenti i Serbisë bën propagandë amatore për t’u arsyetuar pse nuk u takua me Trump”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA dhe është kthyer në Beograd me arsyetimin se i janë paraqitur probleme shëndetësore.
Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe është pranuar në spitalin ushtarak në Beograd dhe se njerëz janë mbledhur jashtë spitalit.
Vuçiq gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.
Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA.
I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiqit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.