Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci, takohet me Deputetin e Parlamentit Federal të Austrisë, Andreas Minnich

Sot, më datë 9 nëntor 2023, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Avokati Arsim Vranovci u takua me Deputetin e Parlamentit Federal të Austrisë njëherazi Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë Andreas Minnich.
Në vazhdën e përpjekjeve të avancimit të punës së përbashkët ndërmjet dy shoqatave, Presidentët Arsim Vranovci dhe Andreas Minnich mbajtën një takim produktiv ku u diskutua forcimi i planeve të tyre të bashkëpunimit për vitin e ardhshëm, duke synuar të përmirësojnë më tej marrëdhëniet midis shteteve të tyre përkatëse.
Ky takim i mbajtur në një fryme miqësie dhe bashkëpunimi, vuri në pah rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe punës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, si Zëvendëspresidenti i Bordit të Shoqatës z. Gunther Fehlinger dhe anëtari i Bordit z. Bahri Troja.
Përderisa Presidentët përshkruan planet e tyre për vitin 2024, ata shprehën optimizëm për ndikimin pozitiv që këto iniciativa mund të kenë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Duke punuar së bashku, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri dhe Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë synojnë të ndërtojnë ura që kapërcejnë kufijtë, duke nxitur një të ardhme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe prosperiteti të përbashkët.