Presidenti i Shqipërisë nesër në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, nesër do të vijë për vizitë në Kosovë.
Nga Presidenca njoftojnë se presidentja e vendit Vjosa Osmani , do ta pres në takim presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Takimi mes dy presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet nesër në orën 11:00 në Kabinetin e Presidentes./IndeksOnline/.