23:57 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Shqipërisë shtron darkë me djathë e domate për aktorin e njohur

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta njihet si një mik i mirë me aktorin e humorit Bes Kallaku i cili ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihen duke darkuar së bashku, shkruan Indeksonline.

Përkundër se si jemi mësuar ti shohim zakonisht nëpër darka luksoze, kësaj radhe ata shihen se kanë shijuar ushqime bio.

Në tavolinën e tyre shihen djathë dhe domate të cilat janë duke i konsumuar.

“2 malokë bio, me djathë, domate bio” : ka shkruar Besi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që aktori vazhdimisht ironizon me preferencën që ka për domatet. /Indeksonline/