11:21 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti i skuadrës rivale feston titullin e Feronikelit

Feronikeli festoi titullin kampion të Superligës pasi mposhti Prishtinën në ndeshjen e fundit të edicionit 2018/19.

Në festën e skuadrës nga Drenasi përveç shumë politikanëve e personave të njohur mori pjesë edhe një rival.

Presidenti i KF Drenicës, Ragip Veseli ka festuar së bashku me Feronikelin titullin kampion.

Ky është një rast i rrallë jo vetëm në Kosovë që dikush feston titullin e rivalit. /IndeksOnline/