Presidenti i Sportingut reagon ashpër për mos paraqitjen e Gyokeresit në stërvitje: Gjithçka zgjidhet kur të mbyllet merkato!

Victor Gyokeres mund të mbetet lojtar i Sporting Lisbonës edhe pse është afër një marrëveshjeje me Arsenalin.
Presidenti i klubit portugez, Varandas tha se lojtari nuk do të largohet derisa një klub të paguajë çmimin real për sulmuesin suedez, shkruan Indeksonline
Poashtu, presidenti tha se kjo çështje do të mbyllet kur të përfundojë afati i transferimeve.
“Nëse nuk paguajnë vlerën e drejt të tij, atëherë ne do jemi të kënaqur ta mbajmë atë edhe për tri sezonet e ardhshme.
“Askush nuk është mbi interesat e klubit. Kushdo që të jetë ai.
“Por kjo do të zgjidhet pasi të mbyllet merkato. Do të marrë një gjobë dhe një kërim falje për bashkëlojtarët e tij”, u shpreh presidenti
Kujtojmë që Gyokores nuk është duke u paraqitur në stërvitje te skuadra e Sportingut të Lisbonës./Indeksonline/
🚨⚠️ Sporting president Varandas on Gyökeres not showing up for pre-season: “If they don't want to pay Viktor's fair market value, we're very comfortable with that for the next three years”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2025
“This strategy is also making it more complicated for the player to leave. Nobody is… pic.twitter.com/VPHemfkPFq