75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / G T

Presidenti i UEFA-s arrin në Tiranë, takohet me Dukën

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka arritur në Tiranë, dhe i pari që e takoi ishte kryetari i FSHF-së, Armand Duka.

Duka takoi Ceferinin në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi nesër UEFA mban takim historik për herë të parë në Tiranë, shkruan Indeksonlien

“Sot pata kënaqësinë të pres mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale

“Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë”.

/Indeksonline/