13:11 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / MSH

Presidenti i UEFA-s i shpreh ngushëllime Federatës së Izraelit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtar i së cilës është Izraeli, bëri komentet e tij të para publike mbi sulmet vdekjeprurëse nga Hamasi në fundjavë, shkruan BBC.

Aleksander Ceferin i ka shkruar kryetarit të Federatës së Futbollit të Izraelit për të shprehur ngushëllime.

“Në emër të UEFA-s dhe komunitetit evropian të futbollit, po shkruaj për të shprehur dhimbjen tonë të thellë pasi mësova për aktet tragjike të dhunës që ndodhën javën e kaluar në Izrael, që rezultuan në humbjen e jetëve të pafajshëm.

Zemra ime është për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre në këto kohë të vështira. Është një tragjedi e paimagjinueshme dhe dhimbja dhe pikëllimi janë të thella dhe rezonojnë në të gjithë komunitetin e futbollit.

Ne sinqerisht shpresojmë se askush nuk do të përjetojë më kurrë një pikëllim të tillë. Miku im, lutem që këto plagë të thella të shërohen dhe për një botë ku akte të tilla të pakuptimta dhune nuk kanë vend” ka thënë Ceferin.

Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian të Izraelit kundër Kosovës këtë fundjavë është shtyrë pasi autoritetet izraelite nuk po lejojnë kombëtaren të udhëtojë jashtë vendit.