Presidenti i UEFA-s me fjalë të rënda për presidentin e Juventusit, e quan gënjeshtar dhe gjarpër

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka kritikuar dhe ofenduar presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.
Ky i fundit është bërë zëvendës-presidenti i Superligës Evropiane. Ndërsa ishte pjesë e ekzekutivit të UEFA-s, transmeton Indeksonline.
Ceferin në konferencën që pati u shprehë se Agnelli është një gënjështar dhe një gjarpën.
“Andrea Agnelli është dëshpërimi më i madh i të gjithë neve. Unë nuk kam parë një person që do të gënjente kaq shumë dhe me kaq këmbëngulje, sikurse ai. Është e pabesueshme.”
“Ne nuk e dinim se kishim një gjarpër afër nesh, tani e dimë.”
“Këta të ashtuquajtura klube të mëdha, është e qartë se sot janë klube të mëdha por nuk ishin gjithmonë klube të mëdha. Juventusi ishte në Serie B, Manchester United para Sir Alex Ferguson askush nuk e di se kush e di. Ne do të ndërmarrim sanksione në përputhje me ligjet, sigurisht”, u shprehë ai.
Florentino Perez dhe Andrea Agnelli janë kokat e Superligës Evropiane./Indeksonline/