75 Mall Live Search
21:30 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Presidenti i UEFA-s tregon datën se kur do të përfundoj Liga e Kampionëve dhe Evropa Liga

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka folur për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, për të cilat ka dhënë një afat se kur do të përfundojnë.

Sipas tij të dyjat duhet të përfundojnë deri më 3 gusht, transmeton IndeksOnline.

Ceferin po ashtu ka thënë që nëse situata me koronavirus lehtësohet, ndeshjet mund të fillojnë edhe mëheret.

Sipas tij e vetmja mënyrë e lojës e gabuar do të ishte ajo që i vë në rrezik shëndetin e futbollistëve dhe të tjerëve.

Po ashtu nuk është përjashtuar mundësia që ndeshjet të fillojnë mirëpo pa praninë e tifozëve./indeksOnline/.