75 Mall Live Search
22:15 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti i UEFA-s tregon se a do të ndikojë koronavirusi në zhvillimin e ndeshjeve në Euro2020

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe në sportin e futbollit ku shumë ndeshje janë shtyrë e shumë të tjera janë zhvilluar pa pranin e tifozëve.

E së fundmi është vënë në pikëpyetje edhe zhvillimi i ndeshjeve në Euro2020, shkruan IndeksOnline.

Andaj për këtë ka folur edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Sipas tij gjërat do të shkojnë ashtu siç janë planifikuar dhe gjërat do të jenë nënkontrollë para fillimit të këtyre ndeshjeve.

“Unë jam optimist dhe besoj që gjërat do të vihen në kontrollë shumë përpara se Euro2020 të fillojë andaj nuk jam i brengosur për këtë.”

“Tani për tani çdo gjë është nën kontrollë. Që nga tani po shihet qartë që Euro2020 do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar” përfundoi Ceferin./IndeksOnline/.