08:13 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i UFC-s: Tre anëtarë të ekipit të Nurmagomedov janë arrestuar

Presidenti i UFC, Dana White ka reaguar pas eskalimit të situatës në duelin ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Nurmagomedov triumfoi përballë McGregor në raundin e katërt, duke e shtrënguar në qafë irlandezin, ndërsa kështu ai ka mbrojtur titullin e kampionit të peshave të lehta.

Ndërsa, pas kësaj, gjërat dolën jashtë kontrollit, ku Nurmagomedov u përleshë me ekipin e McGregor, transmeton IndeksOnline.

Gjithashtu, presidenti, White ka bërë të ditur se tre anëtarë të ekipit të Khabib janë arrestuar pasi që të njejtin u futën në oktagon dhe e sulmuan McGregorin.

”Khabib doli jashtë kafazit për ta sulmuar një bashkëlojtar të Conor, i cili fliste keq për të. Nuk e di se çfarë të them. Jam tejet i neveritur”.

”Conor është mirë. Ai është i hidhëruar me humbjen, por jo vetëm me këtë”.

”Tre anëtarë të ekipit të Khabib janë arrestuar. Ata janë rrugës për të shkuar në burg”.

”Mendoj që ata do të burgosen. Këta djelmosha kurrë nuk do të marrin më viza për të ardhur këtu”, u shpreh presidenti i UFC./IndeksOnline/