75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

McGregori pret fituesin e Khabibit e Fergusonit

17 muaj më parë Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov u ndeshën ku në fund boksieri nga Degestani triumfoi.

Së fundmi, presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë të ditur se Conor McGregori pas triumfit të furishëm në rikthimin e tij ndaj Donald Cerrone synon që të duelojë sërish me Khabibin në ringun tetëkëndësh.

McGregori po kërkon një sfidë të re dhe sipas Whitet gjasat janë të mëdha që kundërshtari i ardhshëm i 31-vjeçarit të jetë fituesi i duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Tony Fergusonit, që zhvillohet në muajin prill në kuadër të “UFC 249”. /IndeksOnline/