75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / MSH

Presidenti i Ukrainës kërkon anëtarësim të menjëhershëm në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që shteti të cilin e përfaqëson, të anëtarësohet menjëherë në Union.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re” ka thënë Zelensky në një video mesazh të adresuar drejt BE-së.

Ai ka falendëruar gatishmërinë dhe përkrahjen e shteteve anëtare, duke thënë se Ukrainës i duhet të jetë e rreshtuar krah të gjithë evropianëve.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

Ai gjithashtu bëri me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me Portugalinë, Francën, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera me ndikim në Evropë.