Presidenti i Ukrainës në Serbi: Nuk e njohim Kosovën
Presidenti ukrainas Petro Porshenko ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd.
Sipas mediave serbe, Poroshenko ka thënë se Ukraina me Serbinë nuk ka probleme, dhe se ajo e njeh integritetin territorial të Serbisë që nuk e njeh Kosovën.
Sipas tij, kjo çështje duhet të zgjidhet përmes një kompromisi duke respektuar interesat e Serbisë, transmeton Indeksonline.
“Unë dua të bëj të qartë se ne e respektojmë dhe vlerësojmë integritetin territorial të Serbisë. Ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se zgjidhja e mundshme mes tyre duhet të bëhet duke respektuar në interesa të Serbisë”, raportojnë mediat serbe të ketë thënë Poroshenko në një konferencë për shtyp, pas takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Indeksonline/