75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Presidenti i Ukrainës: Nuk do t’i tërheqim trupat nga territoret tona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë të dytë me homologun e tij amerikan Donald Trump, pas bisedës së presidentit amerikan me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

“Ne nuk do t’i tërheqim trupat tona nga territoret tona, është detyra ime kushtetuese e forcave tona. Nuk do të ketë ultimatume, askush nuk do të dorëzojë tokat e veta, njerëzit e shtëpitë e veta. Nuk e di se cilat janë parimet e memorandumit të përmendur nga Putini, por nëse Rusia vendos kushte për tërheqjen e trupave tona nga toka jonë, kjo do të thotë se ata nuk duan që lufta të mbarojë. Sepse ata e kuptojnë qartë se Ukraina nuk do ta bëjë këtë”, tha Zelensky.

Zelensky vuri në dukje se do të donte që hapi i parë të ishte një armëpushim, në mënyrë që rusët të mund të demonstrojnë gatishmërinë e tyre të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte.