11:55 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Ukrainës thyen rekord, 14 orë fjalim

Nëse fjalimet e politikanëve tanë ju duken të gjatë atëherë s’keni parë gjë akoma.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hyrë në histori për konferencën e shtypit më të gjatë në botë.

Të enjten ai bëri atë që se ka bërë asnjë politikan tjetër më parë, qëndroi në një konferencë shtypi për rreth 14 orë.

Dhe Agjencia Kombëtare e Rekordeve e Ukrainës e shpalli fjalimin më të gjatë në historinë botërore.

Zelensky e filloi konferencën “maratonë” për shtyp në orën lokale 10:00 të mëngjesit dhe pyetjet i fundit i mbaroi menjëherë pas mesnate.

Konferenca u mbajt në Kiev dhe një grup reporterësh që i bënin pyetje presidentit të sapozgjedhur ukrainas.

Sipas zëdhënëses së presidentit, Iuliia Mendel mbi 300 gazetarë vendas e të huan morën pjesë në konferencë duke i bërë rreth 500 pyetje.

Ish-aktori u shpreh i befasuar për rekordin dhe tha se nuk i pëlqejnë çmimet sepse është “modest”.

Ai iu përgjigj pyetjeve mbi konfliktin në Ukrainën lindore, marrëdhëniet me Rusinë dhe bisedën telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump.