Presidenti i Ukrainës, Zelensky reagon pas fitorës së Usyk

Olexander Usyk e ka mbrojtur me sukses tiutllin e kampionit të peshave të rënda në Boks.
Ai ka fituar me vendim të gjyqtarëve meqin kundër britanikut Antony Joshua, shkruan IndeksOnline.
Pas këtij suksesi të Usyk, ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
”Fitore e vështirë, por kaq e rëndësihme dhe e domosdoshme për Olexander Usyk! Mbrojtja e titullit të kampionit të botës është simbol i asaj që të gjithë ata që janë të llojit Kozak nuk do të heqin dorë nga e veta, ata do të luftojnë për të dhe do të fitojnë patjetër!”, ka shkruar Zelensky./IndeksOnline/