Presidenti i uron suksese dhe fitore përfaqësueses së Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë, i ka uruar suksese dhe fitore përfaqësueses së Kosovës.
Ndeshja midis futbollistike Bullgari-Kosovë tashmë është duke u zhvilluar në stadiumin “Vasil Levski” që ndodhet në Sofje të Bullgarisë.
“Para fillimit të ndeshjes me Bullgarinë, i uroj suksese dhe fitore përfaqësueses sonë. Përpara, djema! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.