Presidenti i vetëshpallur do kthehet në Venezuelë pavarësisht rrezikut
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, thotë se ai do kthehet në Venezuelë pavarësisht rrezikut të arrestimit pas mbërritjes.
Në një video të postuar në Twitter, ai tha: “Vëllezër dhe motra venezuelase, në momentin që dëgjoni këtë mesazh, do të kthehem në shtëpi.”
Guaido gjithashtu u bëri thirrje venezuelaseve të bashkohen me protesta anti-qeveritare të planifikuara për të hënën dhe të martën.
Ai i ka bërë thirrje edhe presidentit Maduro që të japë dorëheqje, transmeton Indeksonline.
Guaido dhe Maduro ka kohë që janë duke u përballur njëri me tjetrin.
Derisa presidenti i vetëshpallur është i njohur nga më shumë se 50 vende, Maduro është duke gëzuar përkrahjen e Kinës, Rusisë dhe Kubës.
Në anën tjetër, presidenti aktual ka urdhëruar mbylljen e kufijve me Kolumbinë dhe Brazilin, duke bllokuar kështu edhe kamionët me ndihma.
Përleshjet mes përkrahësve të Maduros dhe Guaidos kanë lënë të vdekur të paktën pesë persona./Indeksonline