Presidenti iranian: SHBA-ja ‘nxitësi’ kryesor në sulmet izraelite

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se sulmet e SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane tregojnë se vendi është “nxitësi kryesor pas” sulmeve izraelite kundër Iranit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Pezeshkian akuzoi SHBA-në se “po përpiqet të fshehë përfshirjen e saj në fillim”, por tha se “në fund të fundit u detyruan të ndërhyjnë drejtpërdrejt”, raporton BBC.
Ai shtoi se sulmet iraniane ndaj Izraelit sot ishin një “përgjigje” ndaj sulmeve të SHBA-së, dhe Izraeli “nuk ka as kapacitetin dhe as guximin për të vepruar vetëm” kundër Iranit.