75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Presidenti irianian kërcënon interesat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti irianian, Hassan Rohani paralajmëroi sot homologun e tij francez, Emmanuel Macron, se interesat amerikane në Lindjen e Mesme janë në rrezik, pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

“SHBA duhet të kuptojnë se interesat dhe siguria e tyre në rajon janë në rrezik dhe se ata nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të këtij krimi të madh”, deklaroi Rohani gjatë një bisede telefonike me Macronin.

Sipas një deklarate të presidencës, Rohani shtoi se amerikanët kishin bërë një gabim të madh strategjik duke vrarë Qassem Soleimanin dhe se sulmi i tyre rrezikonte të kishte efekt të kundërt me rezultatet e pritura nga SHBA.

Irani ka premtuar se do të hakmerret për vrasjen e Soleimanit dhe Parisi i kërkoi dje që të mos e ndërmerrte një veprim të tillë.