75 Mall Live Search
10:34 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Presidenti italian pranon dorëheqjen e kryeministrit, Mario Draghit

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi këtë të enjte.

Draghi ofroi dorëheqjen javën e kaluar, pasi partia partnere e koalicionit Lëvizja Pesë Yjet, ka bojkotuar një votim të rëndësishëm në Senat.

Mirëpo presidenti italian nuk e pranoi dorëheqjen e Draghit, ndërsa sot ka njoftuar ndryshim të vendimit.