75 Mall Live Search
16:04 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Presidenti izraelit mirëpret vendimin e kabinetit të sigurisë për të miratuar armëpushimin

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka mirëpritur vendimin e kabinetit të sigurisë për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Kabineti i plotë qeveritar pritet të votojë së shpejti marrëveshjen, e cila nëse miratohet do të hyjë në fuqi të dielën, raporton BBC.

“Ky është një hap jetik drejt përmbushjes së besëlidhjes më të lartë midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Nuk ka detyrë më të madhe morale, njerëzore, hebre dhe izraelite. Ne duhet t’i kthejmë të gjithë pengjet tanë në shtëpi”, thotë Herzog në një postim në X.

“Unë nuk ushqej iluzione – marrëveshja do të sjellë me vete sfida të mëdha dhe momente të dhimbshme dhe ankuese që do të na duhet t’i kapërcejmë dhe t’i përballojmë së bashku”.