75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / S Z

Presidenti izraelit thotë se Trump meriton çmimin “Nobel” për paqen

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka vlerësuar rolin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke thënë se Trump meriton çmimin “Nobel” për paqen për përpjekjet e tij.

“Nuk ka dyshim se ai meriton çmimin “Nobel” për paqen për këtë”, shkroi Herzog në X të enjten, duke e quajtur marrëveshjen “një shans për të ndrequr, për t’u shëruar dhe për të hapur një horizont të ri shprese për rajonin tonë”.

Trump njoftoi më parë se negociatat indirekte në Egjipt kishin prodhuar një përparim, transmeton Telegrafi.

Sipas fazës së parë të planit të paqes të SHBA-së, të gjithë pengjet e mbajtura në Gaza do të lirohen dhe forcat izraelite do të tërhiqen në një vijë të dakorduar. Hamasi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në marrëveshje.

Duke folur së fundmi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Trump tha se ai kishte përfunduar disa luftëra që nga marrja e detyrës në fillim të këtij viti dhe duhet të njihet me çmimin “Nobel” për paqen. Komiteti i Nobelit do të shpallë laureatin e këtij viti të premten.