“Presidenti ju kërkon menjëherë”/ Momenti kur sekretari i Thesarit ndërpret intervistën, për të folur me Trumpin
Ndërsa ishte duke dhënë një intervistë, sekretari Thesarit të SHBA, Scott Besant e ka ndërprerë pasi iu komunikua se presidenti Donald Trump e kërkonte menjëherë.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, pas këtij momenti.
Scott Besant ishte duke folur me gazetarin e “Sky News” në Shtëpinë e Bardhë, kur ndihmësi i tij e informoi; “Presidenti dëshiron t’ju takojë menjëherë”.
Pas kësaj ai ka hequr mikrofonin duke kërkuar falje dhe iu rikthye intervistës, pas gati dy orësh.
Por ajo që ka rënë në sy dhe që është komentuar nga mediat e huaja ishte qëndrimi i tij, pasi Bessant u shfaq me një ton zëri më shqetësues.
U.S. Treasury Secretary Scott Bessent was abruptly pulled from a live interview after being told “the President wants you right away.”
— Clash Report (@clashreport) March 13, 2026
After returning, his voice was noticeably shaken. pic.twitter.com/jx5CamFi03

