11:46 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Presidenti katalanas voton pavarësisht situatës

Presidenti katalanas, Carles Puigdemont votoi sot në referendumin për vetëvendosje që ai u përpoq të organizojë pavfarësisht ndalimit nga drejtësia, transmeton Klan Kosova.

Puigdemont votoi në “Cornella del Terri”, pak kilometra larg qendrës së votimit ku ai duhej të votonte por që forcat policore kundër manifestimeve e kishin mbyllur, njoftoi qeveria katalanase, duke e shoqëruar këtë mesazh me foto.

Pak para hapjes së qendrave të votimit rreth orës 9:00, forcat e policisë kishin krijuar një kordon rreth qendrës sportive në Geronë ku Puigdemont do të hidhte votën e tij.

Policia largoi fillimisht turmën me njerëz që ndodhej aty, dhe më pas hyri me forcë duke sekuestruar materialin e votimit.