21:32 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti kënaqet me dreka luksoze në Stamboll, kurse populli vdes urie!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po mbahet mirë!

Aktualisht ai ndodhet në Turqi, ku padyshim duket se po kalon si mos më mirë.

Derisa vendi i tij po braktiset masivisht për shkak të hiper-inlacionit, Maduro ka drekuar në një restorant luksoz në Stamvoll.

Pronari i i cili zotëron një zinxhir restorantesh që njihet si “Salt Vae”, Nusret Gokce, ka postuar video dhe foto në Instagram dhe në faqet e Tëitter duke treguar Maduron dhe gruan e tij, Cilia, duke ngrënë.

Video në fjalë nxiti zemërim në Venezuelë ku miliona njerëz përpiqen të sigurojnë ushqim dhe një mish i tillë konsiderohet luks.

Në video, Maduro mund të shihet duke thithur një puro nga një kuti e personalizuar.

Në një moment, Maduro thotë: ‘Ky është një moment në jetë.’

Restoranti ka rreth 16 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe kjo bëri që të fshihej videoja dhe fotot e Maduros, por lajmi mori dhenë nëpër botë.

.