75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 14 Shtator 2021 / C E

Presidenti kinez i Interit mundohet t’i motivoj lojtarët, mban një fjalim para tyre

Presidenti i Interit, Steven Zhang donte të jepte një sinjal të fortë për të gjithë mjedisin zikaltër.

Numri një i klubit mblodhi të gjithë lojtarët, trajnerin Simone Inzaghin, të gjithë stafin teknik, Giuseppe Marottan dhe Piero Ausilion, për një fjalim motivues në prag të aventurës së re në Champions League.

Zhang përsëriti dëshirën e tij për ta mbajtur Interin konkurrues në të gjitha garat dhe qëllimin për të vazhduar me fitore.

Në fund, presidenti i uroi mirëserardhje të gjithë lojtarëve të rinj që janë bashkuar me kampionët e Italisë, duke riafirmuar përgjegjësitë dhe vlerat që ata që veshin fanellën zikalter duhet të përfaqësojnë gjithmonë, në nderim të stemës së klubit dhe miliona mbështetësve në të gjithë botën.