08:28 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / B O

Presidenti kinez përsërit thirrjet për luftë: Mos kini frikë nga vdekja

Presidenti i Kinës, Xi Jinping i është kthyer thirrjeve për luftë gjatë një takimi që zhvilloi me komandatën kryesorë të ushtrisë së vendit.

Ai ju tha drejtuesve të forcave të armatosura që të mos kenë frikë nga vdekja, por të përgatiten për të fituar luftëra, për këtë arsye kërkoi dhe realizimin e stërvitjeve ushtarake në kushte luftimi.

Xi Jinping i ka pësëritur disa herë thirrjet për gatishmëri për luftë gjatë kohëve të fundit mes tensioneve në rritje mes Pekinit dhe vendeve të tjera, në veçanti SHBA dhe Tajvanin.

Muajin e kaluar, lideri komunist iu tha forcave detare të përgatiten fizikish dhe mendërisht për luftë dhe të mbajnë nivelin e gatishmërisë së lartë.