Presidenti kinez u kërkon ushtarëve të tij, të përgatiten për luftë

Presidenti kinez, Xi Jinping, u ka kërkuar ushtarëve të tij detarë të përqendrohen në përgatitjen për luftë, gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të Kinës, shkruan “Daily Mail”.
Ai u tha trupave të tij të Marinës dje që “të përqendrojnë të gjithë mendjen dhe energjinë në përgatitjen për luftë dhe të mbajnë një nivel të lartë gatishmërie”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar udhëheqësin, transmeton Indeksonline.
Thirrja e Xi-së për gatishmëri luftarake vjen, ndërsa tensionet politike janë ndezur midis Kinës dhe Tajvanit të vetëqeverisur, të cilin Pekini e konsideron si të vetin./Indeksonline
