Presidenti kinez Xi Jinping, flet me Zelenskyn për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur sot se ka folur me presidentin kinez Xi Jinping, aleatin më të rëndësishëm të Moskës, në bisedën e tyre të parë telefonike që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
”Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin kinez Xi Jinping. Besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Zelensky.
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV gjithashtu raportoi thirrjen, e cila vjen pasi Xi u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në mars.