75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Presidenti kritikon Qeverinë: Lirimi nga karantina të mos bëhet mbi baza politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë rreth procesit të karantinimit në Qendrën e Studentëve, duke theksuar se një proces i tillë nuk duhet të përzihet me politikë.

Thaçi ka falënderuar mjekët, infermierët dhe IKSHP-në për punën që kanë bërë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Thaçi ka thënë se karantinimi në Qendrën e Studentëve duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos merren vendime për karantinim ose jo bazuar në preferenca politike.


““Karantinimi në Qendër të Studentëve të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo”, ka thënë Thaçi./IndesOnline/