10:13 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / k.v

Presidenti kroat arrin në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga homologia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremonitë më të larta shtetërore, shkruan IndeksOnline.

Ceremonia e pritjes për presidentin kroat është mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.

Të dy presidentët janë duke e zhvilluar një takim dhe pas përfundimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media./IndeksOnline/