75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / MSH

Presidenti kroat mbështet Zelenskyn

Presidenti i Kroacisë, Anndrej Plenkovic, ka reaguar pas takimit mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, takim ky që u shoqërua me tensione të shumta.

Përmes një postimi në Facebook, Plenkovic deklaroi se Kroacia beson që Ukraina ka nevojë për një paqe të tillë.

“Kroacia e di nga përvoja e saj se vetëm një paqe e drejtë mund të zgjasë.

Qeveria kroate qëndron në besimin e saj se Ukraina ka nevojë për një paqe të tillë – një paqe që do të thotë sovranitet, integritet territorial dhe një Evropë të sigurt”, deklaroi ai.

Edhe liderë të tjerë europianë kanë reaguar në mbështetje të Ukrainës pas takimit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Emmanuel Macron dhe ish-kancelari Olaf Scholz i dolën po ashtu në mbështetje popullit ukrainas.