Presidenti kroat pas takimeve me Papën dhe aekretarin e Vatikanit: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për një vizitë. Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Millanoviq tha se Vatikani “është shumë konservator në këto çështje”.
Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Millanoviq tha se nuk mund të japë detaje.
“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Millanoviq, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.
“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai.

