Presidenti letonez viziton sot Kosovën, do të takohet me Osmanin

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, sot do të vizitojë Kosovën.
Rinkēvičs do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të nisë në orën 13:00, ndërsa me pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
“Në orën 13:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit presidentja Osmani dhe presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.