75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Presidenti Macron dhe Emiri i Katarit po mundohen ta bindin Mbappen të qëndrojë në PSG

Paris Saint-Germaini po mundohet me të gjitha forcat që të mundohet ta bind Kylian Mbappen të qëndrojë në Francë.

Nga ana tjetër, dëshirë e kamotshme e futbollistit francez është të transferohet në Real Madrid.

E gazetari Romain Molina shkruan se për ta bindur kampionin e botës me Francën po mundohen edhe personalitetet e shquara, përcjell “Gazeta Express”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Emiri i Katarit po mundohen t’ia ndërrojnë mendjen ish-futbollistit të Monacos.

Mbetet të shihet nëse futbollisti do t’i dëgjojë këshillat dhe kërkesën e tyre.

Mbappe është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë.